Unioni i Bizneseve i shqetësuar për migrimin e kosovarëve
Berlin, 15 shkurt - Unioni i Bizneseve ne Gjermani, si pjese e diasporës shqiptare, shpreh tronditje të thellë me dukurinë shumë shqetësuese të migrimit që rrezikon të shndërrohet në shperngulje të popullatës.
Komunikata e plote e nenshkruar nga kryetari i Unionit te Bizneseve ne Gjermani, Ejup Berisha.
Unioni i Bizneseve ne Gjermani, si pjese e diasporës shqiptare, shpreh tronditje të thellë me dukurinë shumë shqetësuese të migrimit që rrezikon të shndërrohet në shperngulje të popullatës shqiptare nga Kosova.
Ne e kuptojmë popullin që është i zhgënjyer se pari me bashkësinë ndërkombëtare dhe qasjen e saj tejet te gabuar në të gjitha fushat kyqe politike dhe ekonomike në Kosovë; bashkësia ndërkombëtare kishte detyrë stabilizimin e rajonit dhe hapjen e perspektivave ekonomike dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.
Perkundrazi! Jo vetëm që nuk pati hapa serioz të prosperitetit ekonomik dhe rritje të mirëqenies sociale e perspektivë, por u izolua dhe, të thuash, u burgos një popull i tërë në mes të Europës- pa të drejtë lirie lëvizjeje dhe pa të drejtë për shkëmbime ekonomike me shtetet përendimore, vetëm që të dëshmohet se kemi qeveri te paaftë për t\'i permbushur kushtet e tyre qe parashtruan për shtetndërtim.
Në të njejtën kohë kur Kosova është në një situatë tejet të rëndë, që shumë nga ju po e shohin edhe si të pashpresë, shtetet e rajonit si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi apo Shqipëria lëvizin lirshëm në Europë, ndërsa kosovarët janë të detyruar të dalin në formë ilegale nëpër male dhe duke e ditur se po qe se kthehen ne Kosovë, nuk munden të dalin më, prandaj kerkojne azil dhe qëndrim të përhershëm.
Izolimi i Kosovës është i padrejtë dhe burgosja kolektive e popullit të Kosovës në asnjë mënyrë nuk mundet të arsyetohet. Ne si Union ne gjitha takimet tona këtu me politikanë gjerman kërkojmë gjithmonë që menjëhere të hiqet regjimi i vizave per Kosovën sepse është pengesë shumë e madhe për zhvillimin ekonomik dhe demokratik te vendit.
Ne i kuptojmë ankesat e juaja, të nderuar qytetarë, kur thuani se shumica e personaliteteve nga udhëheqja politike gjatë 15 viteve të kaluara, por edhe sot, janë të zhytur në korrupsion dhe pasurim të paligjshëm, por ne si Diasporë, nuk e shohim si zgjidhje ikjen masive dhe sidomos jo me fëmijë që lënë shkollat. Të gjithe qytetarët duhen të jenë të vëtedijshëm se kanë përgjegjësi morale dhe ligjore para shtetit për fëmijet, që të mos i largojnë nga shkollat.
Sikurse në të kaluarën, ashtu edhe sot, ne nuk duam ta humbim shpresën se mund ta bëjmë shtetin e mirëfilltë, ku sdo sundojë mjerimi, korrupsioni dhe papërgjegjësia.
Ne si Union përkrahim pa rezervë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira dhe lusim anëtarët e Unionit dhe gjithë diasporën në Gjermani të ndihmohen familjarët dhe të afërmit në Kosovë tash më shumë se kurdoherë me të gjitha mundësitë dhe mjetet disponuese, për të kthyer shpresen per të jetuar në Kosovë.
Nga Qeveria e Kosovës kërkojmë një plan urgjent kundër kësaj shpërngulje jo me polici, por me ndihma financiare të menjëhershme familjeve që jetojnë në varferi të skajshme. Edhe udhëheqjet komunale në bashkëpunim me shkollat dhe mesuesit të vizitojnë çdo familje që planifikon të marr këtë vendim të gabuar për të lëshuar vendin.
Nuk lejuam që nënat tona shqiptare të ofendohen nga disa politikanë në Kosovë, por sduhet as të lejojmë që fëmijët tanë në malet e Suboticës t\'ia shtrijnë dorën e lëmoshës për ndihmë policisë serbe.
Kosova ka fituar betejën e Luftës e do ta fitojë edhe betejën e Paqes.
Ejup Berisha
Kryetari i Unionit