16 Nëntor 2024

UNICEF kërkon Apel për 500 milion dollarë për Irakun

Bagdad, 1 qershor - Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka thënë se të gjitha organizatat humanitare që veprojnë në Irak, do të apelojnë për një fond prej 500 milionë dollarësh, për krizën e krijuar nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Njoftimi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe një ditë para konferencës ndërkombëtare në Paris, për luftën kundër Shtetit Islamik.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Irak, Philippe Heffinck, ka thënë se “situata humanitare në Irak është pranë katastrofës”.

“Kemi nevojë urgjente për burime shtesë, për të vazhduar ndihmën”, ka thënë Heffinck.

Sipas UNICEF-it, tetë milionë irakianë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)