02 Nëntor 2024

UNICEF dhe Kryqi i Kuq dhurojnë pako ushqimore për familjet në nevojë

Rahovec, 31 mars - Gjatë ditës së sotme UNICEF-i ka dhuruar 250 pako higjienike dhe ushqimore, ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka dhuruar 30 pako higjienike dhe ushqimore të cilat janë dedikohen familjeve në nevojë në komunën e Rahovecit, pas situatës së krijuar nga COVID-19.          

Pakot higjienike ju dedikohen familjeve në nevojë, pas situatës së krijuar nga COVID-19. Lista e familjeve që kanë nevojë për pakot ushqimore dhe ato higjienike është përpiluar në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në komunën e Rahovecit.

Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike ka filluar dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit. Andaj, ju lutemi të qëndroni në shtëpitë e juaja.

Rrini në shtëpi, sepse kështu e ruajmë njëri-tjetrin dhe familjet tona!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)