19 Nëntor 2024

UNESCO merr në mbrojte kafenë turke

Nju Jork, 6 dhjetor -Kafeja turke dhe tradita e saj u përfshinë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale u mblodh në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.

Në takim morën pjesë gati 800 ekspertë nga 116 vende të botës.

Pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të UNESCO-s ishin gjithsej 38 dosje.

Në fund të takimit, komiteti në fjalë miratoi përfshirjen e kafes turke në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Vitet e kaluara në këtë listë janë përfshirë edhe 10 vlera të tjera të kulturës turke, ku ia vlen të përmenden peltja e mesirit, Karagjozi, mundja me vaj e Kërkpënarit dhe dervishët rrotullues.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)