05 Nëntor 2024

UNDP vazhdon të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj

Prishtinë, 23 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë “UNDP”, Maria Suokko, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se UNDP në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha.

“Jemi të kënaqur me kontributin tuaj në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, por edhe në përkrahjen në zhvillimin ekonomik”, u shpreh presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko ka thënë se UNDP do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj.

Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të përkrahin projektet e UNDP-së.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)