19 Nëntor 2024

UNDP vazhdon të përkrah Kosovën

Prishtinë, 30 janar - Misioni i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në proceset integruese evropiane dhe zhvillimin ekonomik, u theksua gjatë bisedës që sot kishte ministri i Financave, Besim Beqaj dhe Andrew Russel, koordinator i programeve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe përfaqësues rezident i UNDP-së për Kosovë.

Ministri Beqaj iu falënderua përfaqësuesit të UNDP-së për përkrahjen që i kanë dhënë vendit tonë në realizimin e projekteve të rëndësishme ekonomike duke theksuar se Kosova është e interesuar që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në të ardhmen në projektet prioritare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave.

Duke theksuar se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës ishte në nivel të lartë, zoti Russel shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtejme të UNDP-së për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese, përmes përkrahjes së procesit të stabilizim asocimit për Kosovën, si pjesë shumë e rëndësishme e proceseve integruese evropiane.

Ministri Beqaj dhe zoti Russel u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe orientimit të tij drejtë çështjeve me prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e  Financave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)