17 Nëntor 2024

UNDP shënon 15 vjetorin e punës në Kosovë

Prishtinë, 23 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të prezentojë rezultatet vjetore dhe do të shënojë e 15 vjetorin e punës në Kosovë.

Andrew Russell Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së do të jetë nikoqir i ngjarjes ku do të mblidhen përfaqësues të qeverisë qëndrore dhe lokale të Kosovës, donatorë, komuniteti ndërkombëtar, shoqëria civile, mediat dhe palë të tjera të interesit.

Në mesin e tyre edhe Gëzim Kasapolli, Zëvëndës Ministër i Intergrimeve Evropiane, Znj. Anne Meskanen, e ngarkuara me punë në  ambasadën e Finlandës si dhe do të shfaqet një video deklaratë e Shkëlqesisë së Saj, Presidentes Atifete Jahjaga.

Në fund të ngjarjes do të emetohet një film 15 minutësh që përmbledh arritjet e UNDP-së në Kosovë gjatë këtyre 15 viteve.

Udhërrëfyes për punën e Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë është Plani i Veprimit i Programit për Kosovën 2011-2015 i cili identifikon prioritetet dhe rezultatet e pritura për secilën fushë.

Ky takim do t’i dedikohet prezentimit dhe diskutimit të rezultateve të arritura gjatë një viti të kaluar si dhe pritshmërive në të ardhmen.

Konkluzionet edhe rekomandimet që do të dalin nga ky rishikim, të kryera me institucionet me të cilat bashkëpunojmë, donatorët dhe palët e interesit, do të shërbejnë për të përditësuar ose përshtatur kornizën tonë programore për vitet në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)