16 Nëntor 2024

UNDP prezanton objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

Prishtinë, 28 shtator - Për të ngritur ndërgjegjësimin mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që u miratuan zyrtarisht të premten, më 25 shtator nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do t’i bashkangjitet inciativës globale dhe do të jetë nikoqir i Social Good Summit 2015 në Kosovë sot, në ndërtesën e UNDP-së.

Social Good Summit (SGS) në Kosovë do të mbledh përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve të Kosovës dhe agjencive të OKB-së dhe do të bëhet kështu pjesë e më shumë se 100 ngjarjeve që janë duke u organizuar në tërë botën për të prezantuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Të miratuara dy ditë më parë nga 193 shtete, anëtare të OKB-së, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë 17 objektiva ambicioz për të zhdukur  varfërinë,  luftuar pabarazinë dhe trajtuar ndryshimet klimatike deri në vitin 2030.

UNDP në Kosovë do të punojë së bashku me partnerët vendorë për t’i arritur këto objektiva në nivel të Kosovës.

Social Good Summit është ngjarja e parë ku prezantohen objektivat me qëllim të bëhen të njohura, poashtu edhe hap i parë në rrugën për të arritë këtë agjendë ambicioze zhvillimore.

Pjesë nga kjo ngjarje do të përcillen përmes mediave sociale drejtpërdrejt në New York.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)