UNDP prezantoi rezultatet në pjesën veriore të Kosovës
Mitrovicë, 22 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) prezantoi sot rezultatet e punës gjatë dy viteve të fundit në pjesën veriore të Kosovës në një konferencë për media.
Në konferencë ishin të pranishëm edhe Andrew Russell, Kordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Sh.S. Anne Huhtamäki, Ambasadore e Finlandës në Kosovë, përfaqësues të mediave, organizatave ndërkombëtare dhe vendore si dhe disa nga përfituesit e projekteve që UNDP është duke I implementuar ne komunat në very të Kosovës.
UNDP ka përkrahur në vazhdimësi zhvillimin e komunave veriore përmes programeve të ndryshme që adresojnë papunësinë, mjedisin, tregtinë, dhunën në familje dhe aftësimin e zyrtarëve lokal. Disa nga këto aktivitete janë përpjekje të përbashkëta me agjencitë tjera të OKB-së në Kosovë që punojnë bashkërisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.