UNDP, MPMS dhe MTI ndajnë certifikata për praktikantë
Ky program, i cili u lansua para disa muajve, u mundësoi mbi 130 personave të posa diplomuar të kryejnë dy muaj punë praktikë në kompani të ndryshme në sektorin privat anë e kënd Kosovës. Gjatë ceremonisë iu dorëzuan certifikatat një grupi të përzgjedhur të praktikantëve nga bartësit e projektit.
Më pas, drejtori burimeve njerëzore i kompanië Al-Trade ndau përvojën e kompanisë së tyre në punësimin e kandidatëve përmes kësaj skeme. Kandidatet e punësuar përmes këtij programi kanë treguar një performancë të shkëlqyer, duke bashkëpunuar ngushtë me stafin tonë, ata kanë dhënë maksimumin e tyre në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, u shpreh Artan Ramaj.
Për më tepër, njëra nga praktikantet e certifikuara u deklarua se programe të tilla po ju mundësojnë të rinjëve, të sapo diplomuar të dëshmojnë në praktikë dijen e fituar gjatë studimeve, dhe se po ju hapen dyert për fillim të suksesshëm të karrierës së tyre.
Ngjarja përfundoi me një koktej rasti në prani të një numri të madh të përfaqësuesve të lartë të institucioneve të Kosovës, UNDP-së, dhe nga sektori i biznesit.