05 Maj 2024

UNDP lanson raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë

Prishtinë, 16 mars - Përjashtimi social si koncept, dhe e kundërta e tij përfshirja sociale, ndërlidhen ngushtë me procesin e zhvillimit njerëzor.

Ku qëndron Kosova në këtë aspekt është temë e Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2010 që do të lansohet sot në ora 10:30, në Grand Hotel.

Nikoqire në lansimin e Raportit – i titulluar Përfshirja Sociale – do të jetë Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë Znj. Osnat Lubrani, kurse fjalën e rastit do ta mbajnë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Drejtori i Zyres Zvicerane për Bashkëpunim, ZSamuel Waelty, Shefi i Zyres së UNICEF-it, Johannes Vedening dhe Shefi i HANDIKOS-it,  Faruk Kukaj.

Raporti analizon indikatorët tradicional socio-ekonomik nga perspektiva e përfshirjes sociale, duke filluar prej varfërisë dhe papunësisë e deri te shëndeti dhe arsimi. Ai shqyrton mënyrën se si diskriminimi, i qëllimtë apo jo, ndikon në baraspeshën socio-ekonomike të Kosovës, procesin e saj politik dhe qëllimet politike të orientuara kah BE-ja.

Raporti gjithashtu identifikon grupet shoqërore që e ndjejnë përjashtimin më shumë se të tjerët.

Këto grupe rrezikojnë të shndërrohen në popullatë të padukshme të Kosovës nëse me shpejtësi nuk ngjiten më lartë në shkallën e prioriteteve politike dhe të shndërrohen në fokus kryesor të agjendës zhvillimore të Kosovës: të papunësuarit për një periudhë të gjatë, fëmijët dhe të rinjtë e pafavorizuar, femrat nga viset rurale, komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane (RAE), dhe personat me nevoja të veçanta.

 Në fund, Raporti jep disa rekomandime se si mund të menaxhohet ecja drejt një shoqërie më përfshirëse, si pararendëse e progresit të mëtejshëm ekonomik dhe politik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)