UNDP fillon Javën e Aktiviteteve të Inovacioneve
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nis këtë javë në Gjakovë ku, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, fillon konsultimi i drejtpërdrejtë me qytetarët të identifikohen çka janë çështjet kryesore në fushën e ambientit dhe rtë dizajnohet zgjidhje se si mund të adresohen.
Ky aktivitet është poashtu pjesë e Samitit për të Mirën Shoqërore 2014 (Social Good Summit, SGS) që mbahet për herë të tretë në Kosovë në organizim të UNDP-së me bashkëpuntorë vendorë.
Kjo ngjarje është e një rëndësie të posaçme pasiqë, përmes mediave sociale, zëri jonë do të dëgjohet edhe globalisht.
Aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit. Është hapësira për të bashkëpunuar, ngritur zërin, dhe për të marrë pjesë aktive në përmirësimin e qytetit.