UNDP e MPMS firmosin kontratat e para për subvencionim në pagë
Prishtinë, 15 shtator - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të nënshkruajnë kontratat e para me kompanitë vendore nga Prizreni të cilat janë përzgjedhur nga Programi për Subvencionimin e Pagës, në një ceremoni që do të mbahet në hotel Theranda në Prizren.
Ky program për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara.
Programi nënkupton pagesën e së paku 50 përqindëshit të pagave për punëtorët e rinj që bizneset i punësojnë, ku deri në fund të vitit do të përfitojnë së paku 1500 persona.
Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Ambasadorja e Finlandës Anne Huhtamӓki, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Rrusell, si dhe përfitues të skemës së Subvencionimit në Pagë dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim, të UNDP-së dhe të MPMS-së.