UNDP e GIZ mbështesin 14 komuna për zhvillimin e Planeve të Integritetit
Prishtinë, 8 prill - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe GIZ kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës do të mbështesin 14 komuna për të përmbushur kriteret si pjesë e skemës së granteve të GIZ për komuna në projektin Gara për Mjedis të Pastër.
UNDP-ja me përvojën e madhe në mbështetjen e komunave për të zhvilluar Plane Integriteti (plane aksioni kundër korrupsionit me masa konkrete për të luftuar korrupsionin) do të bashkojnë forcat me GIZ për të mbështetur komunat në përmbushjen e njërit nga kriteret për të përfituar nga skema e granteve- vendosja e sistemeve të integritetit në vendin e duhur.
Për më tepër, kjo mbështetje do ti ndihmojë institucionet lokale të zbatojnë obligimet nga Strategjia për Anti-Korrupsion 2013-2017.
UNDP-ja ka mbështetje financiare nga Zyra e Zvicrës për Bashkëpunim në Kosovë, e cila tashmë është duke mbështetur 6 komuna për të zhvilluar dhe zbatuar Plane Integriteti.
Zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, zj. Allessandra Roccasalvo dhe drejtori i GIZ z. James Macbeth nënshkruan një memorandum mirëkuptimi më datën 8 prill 2016 dhe u pajtuan që me bashkëpunim do të luftojnë korrupsionin në Kosovë.