03 Maj 2024

UNDP dorëzoi grantet për avancimin e drejtësisë gjinore

Prishtinë, 29 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dorëzoi dhjetë grante, në shumë prej 10,000 euro secili, OJQ-ve lokale për të promovuar drejtësinë gjinore në Kosovë.

Grantet i dorëzoi Znj. Osnat Lubrani, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, dhe Znj. Ema Kay, Zëvendës Shefe e Misionit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

OJQ-të përfituese janë: Qendra Kosovare për vetë-përkrahje; Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës; Radio KIM;  Qendra Rajonale për Mjedis (REC); Shoqata Alternativa për Integrim; Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut  (KMDLNJ); Shoqata e Juristëve NORMA; Komunikimi për Zhvillim Shoqëror (CSD); Shoqata e personave me paralizë Handicap-Kosova dhe Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës.

Programi i UNDP-së Avancimi i Drejtësisë Gjinore (AGJ) që financohet nga qeveria e Holandës, synon të mundësojë lehtësimin e qasjes në sistemin e drejtësisë, me theks të veçantë në rëndësinë e rritjes së qasjes së grave në drejtësi, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe të sjellë një perspektivë gjinore në institucionet formale dhe joformale të sektorit të drejtësisë.

Një nga komponentët e projektit synon të fuqizojë përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në promovimin e drejtësisë gjinore.

Për këtë qëllim, projekti AGJ ka përzgjedhur dhjetë OJQ të cilat kanë përfituar mikro grante deri në 10.000 euro për të zbatuar projekte që adresojnë nevojat për qasjen në drejtësi të të gjitha komuniteteve në Kosovë, me një fokus të veçantë në të drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre e që në të njëjtën kohë do të plotësojë aktivitetet e tyre me zyrat e ndihmës juridike, Institucionin e Ombudspersonit, Komisionin e ndërmjetësimit dhe institucionet e tjera të ngjashme.

Projekt propozimet kanë të bëjnë në mënyrë specifike me ngritjen e ndërgjegjësimit, arsimimin dhe trajnimin në avancimin e drejtësisë gjinore; avokimin për reformën ligjore dhe të politikave duke përfshirë akterë të shoqërisë civile dhe OJQ-të përmes të cilave grupeve të margjinalizuara dhe të përjashtuara u mundësohet të përdorin ligjin, sistemin ligjor dhe shërbimet ligjore për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat dhe interesat e tyre.

Kjo përpjekje e përbashkët e UNDP-së dhe organizatave lokale të shoqërisë civile do të çojë drejt rritjes së ndikimit në reformat institucionale dhe ligjore dhe do të jetë në gjendje të sigurojë qasje të barabartë në mundësi dhe rezultate sidomos për gratë e cenuara.

Zbatimi i nismave të tilla, nga ana tjetër, do të nxisë respekt për sundimin e ligjit, si nga ana e zyrtarëve të qeverisë ashtu dhe nga shoqëria e gjërë, aspekt ky thelbësor për funksionimin efektiv të çdo shoqërie, të aftë për të garantuar sigurinë dhe të drejtat themelore të njeriut popullit të vet e veçanërisht grave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)