UNDP diskuton ndikimin e remitencave në ekonominë kosovare
Prishtinë, 17 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është në fazën e përgatitjes së Raportit të tetë për Zhvillim Njerëzor në Kosovë (RZhNj) 2014 me titull Migrimi si forcë për zhvillim.
Më ketë rast UNDP organizon një tryezë diskutimi që do të përqëndrohet në ndikimin e emigrimit dhe remitencave në ekonomi në Kosovë.
Për këtë arsye, zyra e RZhNj e UNDP-së në Kosovë është duke organizuar një seri prej pesë tryezave të rrumbullakëta ku në secilën prej tyre do të diskutohet një kapitull përkatës.
Hulumtimi që do të prezentohet ofron një vështrim të përgjithshëm të treguesve kyç makroekonomikë dhe efektet e pritura të remitancave dhe transaksioneve të tjera financiare në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Çështjet që do të diskutohen janë ndikimi i investimeve dhe remitencave në zhvillimin e biznesit në Kosovë; Sektorët në të cilët qëndron potenciali më i madh për investime te diasporës; Promovimi i eksporteve kosovare nga Diaspora; dhe Nxitësit e investimeve të diasporës në nivel qendror dhe lokal.