UNDP dhe OEK-u thellojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 15 shkurt - Programi per Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Oda Ekonomike e Kosoves (OEK) kane arritur marrëveshjen per thellimin e metejm te bashkepunimit.
Me kete rast kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka thene se ne kete menyre po promovohet dhe thellohet bashkëpunimi ne mes te UNDP dhe OEK-ut.
Esenca e krejt kësaj eshte edhe promovimi i bashkëpunimit qe e kemi me UNDP dhe ne te njejten kohe eshte fakti se po avancohet nje kulture e re e komunikimit dhe debateve e cila involvon shoqerine civile dhe sektorin privat qe edhe zeri i tyre te jete pjese e vizioneve qe kane te bejne me ardhmerine jo vetem te Kosoves por edhe ne dimensione te tjera te cilat jane te rendesise se veçante, tha Gërxhaliu
Ai tha se ajo cka e karakterizon kete eshte fakti se nder objektivat qe dëshirohen te arrihen jane zvogëlimi i varfërisë, nxitja e barazise ne mes te meshkujve dhe femrave, rritja e qasjes ne shëndetësi, arsimi dhe edukimi, mbrojtjen e mjedisit dhe kuptohet nje forme e dhënies se prioriteteve te përgjithshme per zhvillimin e njerezimit .
Steliana Nedera-Kordinatore UNDP-se tha se nese kthehemi pas dhe shikojme se cka ka ndodhur ne seline e Kombeve te Bashkuara ne vitin 2000 lideret e shteteve e nënshkruan deklaraten e mileniumit apo mijëvjeçarit dhe ate vit burrështetasit e shteteve te ndryshme anetare te KB u zotuan qe te ndërmarrin hapa drejt zhvillimit te shteteve dhe te ofrimit te mirëqenies per qytetaret e vet.
Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara ka nisur nje dialog përkitazi me ardhmerine te cilen ne e deshirojme dhe ky dialog duhet te përfundoj ne fund te vitit te ardhshem dhe deri atehere udheheqesit e shteve duhet te japin premtimet dhe zotimet per periudhen e rradhes. Diskutimet jane duke u zhvilluar ne nivele te ndryshme me grupe te ndryshme te paleve te interesit dhe organizatat e ndryshme te KB qe veprojne ne Kosove mburren dhe jemi te lumtur qe per kete dialog te thërrasin edhe subjektet e tjera, ka thene ajo.
Ajo shprehi besimin se nga komuniteti i biznesit do te marrin rekomandime qe do te mirren parasysh per periudhen e ardhshme zhvillimore.