UNDP dhe MPMS ndajnë grante përfituesve të vetëpunësimit
Prishtinë, 2 tetor - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të ndajnë sot grante nga Programi për Vetëpunësim.
Me këtë rast, 43 femra dhe mashkuj të papunësuar do fitojnë 3000 deri 6000 Euro financim për të themeluar bizneset e tyre të reja.
Përfituesit do ti përshëndesin Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, Ambasadorja e Finlandës, Znj. Anne Huhtamӓki, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Rrusell.
Programi i vetëpunësimit ka filluar gjatë muajit prill të këtij viti, për të zgjeruar programet aktive të tregut të punës, të implementuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen e UNDP-së.
Pas një procesi konkurues, në këtë ceremoni, 43 plane të biznesit të paraqitura do të shpërblehen me asistencë financiare dhe mentorim të vazhdueshëm në mënyrë që të funksionalizohen bizneset e reja.
Projekti financohet dhe implementohet bashkarisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës