UNDP dhe MPMS lansojnë programin e vetë - punësimit
Prishtinë, 21 prill - Për të adresuar papunësinë afatgjatë, sidomos në mesin e të rinjve, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sot do të lansojnë programin e vetë - punësimit.
Elementet kryesore të një programi të suksesshëm të vetë-punësimit përfshijnë një proces konkurrues dhe të drejtë të aplikimit, trajnim në aftësitë themelore të biznesit, hartim dhe përgatitje të një plani të qëndrueshëm të biznesit, mbështetje financiare (përmes granteve) për të filluar biznesin dhe ofrim të sherbimeve të monitorimit.
Minsitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës Anne Meskanen, zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, dhe përfaqësues të institucioneve kosovare do të marrin pjesë në ngjarje.
Programi do të implementohet me mbështetjen e projektit të UNDP-së Programet Aktive të Tregut të Punës 2, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, UNDP dhe qeveria e Kosovës.