19 Nëntor 2024

UNDP dhe IOM lansojnë fizibilitetin për modelet e investimeve

Prishtinë, 18 shtator - Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), të cilët bashkërisht janë duke implementuar projektin Përfshirja e Diasporës në Zhvillim Ekonomik (DEED) me financimin e Qeverisë së Finlandës do të lansojnë sot Raportet e Fizibilitetit për Modelet e Lehtësimit të Investimeve.

Të dy modelet për lehtësimin e investimeve të diasporës në Kosovë vijnë si rezultat i dy studimeve të fizibilitetit të kryera nga dy ekipe hulumtuese, brenda dhe jashtë Kosovës.

Në ditën e parë të ngjarjes do paraqiten rezultatet e studimeve, ndërsa dita e dytë do jetë një punëtori ku bashkërisht do diskutohet dhe planifikohet se si rezultatet mund të zbatohen më tej.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Z. Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës, Znj. Anne Meskanen, Chargée d'Affaires në Ambasadën Finlandeze në Prishtinë,  Znj. Steliana Nedera, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Z. Jorge Baca, IOM, Shef i Misionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)