UNCHR dhuron tri cisterna për zjarrfikësit e Mitrovicës
Mitrovicë, 5 maj - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka nënshkruar të premten dokumentet për pranimin e një donacioni të UNCHR-së që ka dhuruar 3 rezervuar uji për Njësitin e Zjarrfikësve.
Në këtë ceremoni ka marrë edhe drejtori i UNCHR-së në Mitrovicë, Giusepe di Caro.
Kryetari Kastrati e ka falënderuar drejtorin e UNCHR-së për këtë ndihmë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ai gjithashtu ka shprehu vullnetin e komunës për të vazhduar realizimin e projekteve të përbashkëta, siq është kthimi i të zhvendosurve dhe integrimi i tyre.
Në anën tjetër, drejtori i UNCHR-së ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e drejtuesve të komunës sa i përket projekteve për kthim dhe integrim.
Është një punë e mirë që është bërë dhe po bëhet në Mitrovicë në këtë aspekt dhe dëshmia më e mirë është Lagja e Romëve ku janë kthyer shumë banorë.