28 Dhjetor 2024

UN Women dhe Suedia fillojnë iniciativë në financimin për barazinë gjinore

Prishtinë, 29 shtator - UN Women dhe Sida (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Suedez për Zhvillim) sot filluan një iniciativë rajonale katër-vjeçare për të mbështetur qeveritë në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi në avancimin e integrimit të barazisë gjinore në të gjitha fazat e proceseve të politikëbërjes dhe buxhetimit kombëtar dhe lokal. Lancimi virtual i programit bashkoi përfaqësuesit e Sida dhe UN Women, pjesëmarrës të nivelit të lartë nga qeveritë kombëtare dhe lokale dhe shoqëria civile nga Ballkani Perëndimor për të diskutuar rrugën drejt sigurimit të transformimit të financimit dhe buxhetimit për barazinë gjinore në rajon.

Me programin "Financimi Transformues për Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor", UN Women do të vazhdojë të drejtojë financimin për arritjen e barazisë gjinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes partneriteteve strategjike, duke siguruar ndihmë teknike dhe udhëzime të përshtatura për institucionet qeveritare dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe njohurive të tyre institucionale.

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor është një strategji e mirënjohur për të avancuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Strategjia u mundëson qeverive të ulin në mënyrë efektive pabarazitë gjinore përmes politikave, planeve dhe buxheteve që adresojnë nevojat e grave dhe burrave në mënyrë të barabartë. Kjo strategji forcon përgjegjësinë duke nxitur krijimin e buxheteve transparente.

Rëndësia e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor u njoh veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 pasi vendimet e politikave duhet të jenë të shpejta dhe fleksibile përballë ndryshimeve të shpejta dhe t'u përgjigjen nevojave të të gjithëve në shoqëri në mënyrë të barabartë.

Folëse në këtë ngjarje ishte edhe Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami, e cila u shpreh: “Ligji për Barazi Gjinore obligon organizatat buxhetore që në buxhetet e tyre të zbatojnë parimet e barazisë gjinore me qëllim të promovimit të barazisë mes grave dhe burrave. Andaj, konform ligjit, unë vazhdimisht kërkoj që përmes qarkoreve buxhetore, organizatat buxhetore të plotësojnë të dhënat rreth buxhetimit gjinor (përbërjen gjinore të stafit të organizatës buxhetore dhe pagat e tyre), numrin e përfituesve të subvencioneve, apo shërbimeve të ofruara nga organizatat buxhetore. Po ashtu, angazhohem vazhdimisht që të fuqizoj sa më shumë përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse brenda institucionit që unë drejtoj duke përçuar të njëjtën edhe në institucione te tjera.”

"Vendosja e barazisë gjinore dhe zërat e grave në qendër të planeve dhe buxheteve mund të nxisë ekonominë dhe të sjellë ndryshime transformuese në jetën e komuniteteve - e cila është më e rëndësishme se kurrë tani në kohë të krizës COVID-19."

"Po presim me padurim të shohim arritjet tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor në katër vitet e ardhshme,” tha Carolina Wennerholm, Shefe e Njësisë, Ballkani Perëndimor, Turqi dhe Amerika Latine në Sida.

 “Ky program po vjen në një moment të përshtatshëm kur po bëjmë një vlerësim për të parë se sa larg kemi arritur dhe sa më tej duhet të shkojmë për arritjen e barazisë gjinore. Ky lançim vjen 25 vjet pas Deklaratës së Pekinit për të drejtat e grave dhe 5 vjet në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe një gjë që dimë me siguri është se që të ndodhin ndryshime të vërteta në jetën e grave dhe vajzave, ne kemi nevojë për financim dhe buxhetim transformues,” tha Alia El-Yassir, Drejtore Rajonale e Grave të KB për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Ai shtoi,“Qeveritë në këtë program janë tashmë mbështetës të fortë dhe partnerë të përkushtuar në këtë udhëtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë dorë për dore me ta dhe të mbështesim përpjekjet e tyre në përballimin e pandemisë COVID-19 për të siguruar që ribalancimi i buxhetit të përdoret si një mundësi për të përmirësuar mundësitë për të arritur barazinë gjinore. "

Programi do të synojë të rrisë politikat dhe veprimet e financimit nga qeveritë për të avancuar zbatimin e angazhimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore dhe të përshpejtojë zbatimin e Deklaratës dhe Platformës  së Veprimit të Pekinit, agjenda më vizionare për të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave, dhe Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)