07 Nëntor 2024

Ulja e informalitetit dhe luftimi i korrupsionit mundësi për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, me ç‘rast tha se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë dhe për këtë nevojitet vendosja e shtetit ligjor dhe luftimi i korrupsionit.

Në zhvillimin e saj, Kosovën deri më tani e ka penguar menaxhimi jo i mirë, ka vlerësuar Kryeministri.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se shkalla e lartë e korrupsionit pengon zhvillimin ekonomik dhe ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë dhe për këtë jemi të përkushtuar që të krijojmë rregull në punë.

“Ju e keni një rol shumë të rëndësishëm, në administrimin e tatimeve dhe gjithë procesit tatimor në vend”, tha kryeministri Haradinaj, duke i falënderuar për punën dhe të gjitha të arriturat në Administratën Tatimore të Kosovës.

Kryeministri tha se rritja ekonomike e paralajmëruar prej rreth 5 për qind për vitin që vjen nuk është e mjaftueshme dhe për këtë tha se është mirë që t’i fuqizojmë sipërmarrësit të cilët më së miri dinë të krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi dhe të ndërmarrin veprimet më të duhura për rritjen ekonomike në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se si institucion kyç për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi ligjore që të kujdeset për administrimin e tatimeve në nivel qeveritar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)