19 Nëntor 2024

Ulet rritja ekonomike e vendeve të eurozonës

Frankfurt, 6 shtator - Drejtori i Bankes Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi deklaroi se organet vëzhguese të kësaj banke, kanë parashikuar se rritja ekonomike e vendeve të eurozonës, do të ulet në 0.4  për qind.

Mario Draghi, deklaroi se organet vëzhguese të BQE, kanë parashikuar se ulja e rritjes ekonomike në eurozonë këtë vit ka qenë 0.6  për qind, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 1.1  për qind.

Ai gjithashtu tha se niveli i inflacionit në eurozonë gjatë këtij viti, është 1.5  për qind por se vitin e ardhshëm do të ulet në 1.3  për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)