Ulet rritja ekonomike e Turqisë
Ankara, 11 shtator - Zyra e statistikave e Turqisë bëri të ditur se në tre mujorin e dytë të vitit 2014, rritja e ekonomisë turke ishte 2.1 %, çka shënon një rënie të dukshme në krahasim me rritjen 4.4 % në tremujorin e parë.
Sipas kësaj zyre, prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë në 3 muajt e dytë të këtij viti, ishte 30.8 miliardë lira (14.67miliardë dollarë), çka tregon për një rritje ekonomike prej 2.1 përqind.
Këto të dhëna tregojnë se edhe konsumi i brendshëm gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej 2.4 %, çka është më e ulët se rritja prej 4 % që ishte në tremujorin e parë.
Qeveria turke ka parashikuar që për vitin 2014 rritja ekonomike të jetë 4 %, ndërsa Banka botërore ka parashikuar një rritje prej 3.5 %.