19 Nëntor 2024

Ulet ritmi i rritjes se ekonomisë shqiptare

Washington, 5 tetor - Ekonomia shqiptare ka ulur sërish ritmet e rritjes së saj. Instituti i Statistikave njoftoi sot se prodhimi i Brendshëm bruto në tremujorin e dytë zbriti në 1.1 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar.

Në tremujorin e parë të vitit rritja ekonomike kishte qenë në nivelin e 1.7 përqind. 

Ajo që bie në sy në të dhënat e reja është një gjallërim i ndjeshëm i sektorit të ndërtimit, i cili gjatë viteve të fundit kishte regjistruar thuajse në mënyrë të vazhdueshme rritje negative.

Në tremujorin e dytë të këtij viti ky sektor shënoi një rritje pozitive prej 16 përqindësh, krahasuar me një vit më parë, dhe 9.1 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Rritje, por me ritme më të moderuara edhe në sektorët e Bujqësisë dhe Industrisë, ndërkohë që rënie kanë shënuar Transporti, Posta dhe Komunikacioni, Tregtia dhe Shërbimet.
 
Vitin e kaluar ekonomia shqiptare u rrit me 1.6 përqind, ndjeshëm më ulët se sa parashikimet prej afër 4 përqind. Ndërsa për 2013, sipas parashikimeve të fundit dhe të Fondit Monetar ndërkombëtar, Prodhimi i Brendhsëm Bruto pritet të jetë në nivelin e 1.7 përqindshit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)