19 Maj 2024

Ulet PBB greke me 6,5 për qind në tremujorin e parë

Athinë, 10 qershor - Shërbimi statistikor grek njoftoi të premten se PBB-ja është zvogëluar 6,5 për qind në tremujorin e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Greqia parashikon ulje të mëdha të shpenzimeve, përfshirë ulje të pensioneve dhe pagave në sektorin buxhetor dhe rritje të përsëritura të tatimeve në dy vitet e fundit në këmbim të miliarda eurove për shpëtimin ekonomik nga shtetet e Eurozonës dhe FMN-së.

Më 17 qershor, në Greqi do të ketë sërish zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, menjëherë pas komunikatës së shërbimit statistikor grek, deklaroi se Athina duhet të respektojë angazhimet për masat ekonomike që të mbetet në Eurozonë.

\"Kemi dashur gjithmonë që Greqia të mbetet në Eurozonë. Kusht për këtë është që qeveria e ardhshme greke të respektojë memorandumin e nënshkruar me FMN-në, BQE-në dhe KE-në\", deklaroi kancelarja gjermane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)