06 Nëntor 2024

Ulët parashikimi për rritjen ekonomike të Eurozonës

Bruksel, 13 korrik - Në raportin "Parashikimi ekonomik europian" për verën e vitit 2018, të publikuar të enjten nga Komisioni Europian, thuhet se, si pasojë e tensioneve tregtare të nisura nga ShBA-ja, e ngritjes së çmimit të naftës dhe e faktorëve të tjerë të rrezikut, parashikohet se rritja e ekonomisë së Eurozonës sivjet do të jetë 2.1%, më e ulët se 2.3% e parashikuar në maj.

Sipas raportit, në vitin 2019 ekonomia e Eurozonës do të rritet me 2%, po aq sa ishte edhe parashikimi i majit.

Nën ndikimin e ngritjes së çmimit të energjisë, në raport parashikohet se sivjet dhe vitin e ardhshëm inflacioni mesatar i Eurozonës do të jetë 1.7 %, shifër kjo më e lartë se përkatësisht 1.5% dhe 1.6% të parashikuara në maj.

Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare Pierre Moscovici ka paralajmëruar që, nëse situata e nderë e tregtisë do të përshkallëzohet më tej, kjo do të ushtrojë ndikime negative jo vetëm mbi ekonominë e BE-së, por edhe atë amerikane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)