19 Nëntor 2024

Ulet papunësia në SHBA

Uashington, 12 janar - Papunësia në SHBA ka rënë më shpejt nga ç’pritej, ndonëse krjimi i vendeve të punës është më i ulët se parashikimet, sipas shifrave të publikuara të premten nga departamenti i Punës.

Papunësia u ul me 6,7 për qind në raport me nëntorin, ky është niveli i saj më i ulët që prej tetorit 2008, por ekonomia amerikane arriti të krijojë vetëm 74 mijë vende pune ndërkohë që analistët parashikonin një papunësi të qëndrueshme në 7 për qind me krijimin e 197 mijë vendeve të punës.

Numri i të papunëve ra në 10,3 milionë kundrejt 10,8 milionë që ishte në nëntor.

Megjithatë, ministria ka regjistruar një rritje prej 38 mijë vendesh pune për dy muajt e kaluar, domethënë se në nëntor janë krijuar gjithsej 241 mijë vende mune, pra më shumë nga ç’janë shkatërruar.

Si përfundim, janë krijuar 182 mijë vende pune për muaj për vitin 2013, pra i njëjti nivel me vitin 2012.

Për muajin dhjetor, janë kryesisht bizneset e vogla që merren me shitje dhe magazinat e mëdha që kanë krijuar më shumë vende pune, ndërkohë që sektori i informacionit më shumë ka shkatëruar.

Afati mesatar në javë i orëve të punës ka pësuar një rënie të lehtë në dhjetor në masën 0,1 për qind ose 34,4 orë, për sa i përket pagesës për orë, ajo është rritur me 2 cent pra 24,7 dollarë në total.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)