05 Maj 2024

Ulet papunësia në Finlandë

Helsinki, 25 korrik - Norma e papunësisë në Finlandë ka vazhduar të ulet gjatë qershorit, në 7,4 për qind sipas të dhënave sezonale të rishikuara, njoftoi sot Zyra e Statistikave me publikimin e shifrave për muajin e kaluar.

Kjo normë, që ishte 7,5 për qind gjatë majit, kishte arritur kulmin gjatë krizës ekonomike me 9,1 për qind në fillim të 2010, por që prej atij momenti ka pësuar rënie të vazhdueshme.

Tendenca në Finlandë ecën në të kundërt me atë në eurozonë, ku niveli i papunësisë gjatë muajit maj ishte në shifra rekord prej 11,1 për qind, me dallime tepër të dukshme mes vendeve të rajoneve veriore dhe jugore në brendësi të unionit monetar evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)