16 Nëntor 2024

Ulet numri i familjeve me ndihmë sociale

Prishtinë, 12 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM1 2015.

“Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve bazë, pensioneve kontributpaguese, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se numri i familjeve, që kanë përfituar ndihmë sociale në TM1 2015 ka qenë 26,510 me gjithsej 110,916 anëtarë”, është thënë në komunikatën e ASK-së.

Krahasuar me TM1 2014, numri i familjeve, që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 3,875 familje ose shprehur në përqindje 12.7%. Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës në TM1 2015 ishte 126,212. Krahasuar me TM1 2014  numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8,750, ose shprehur në përqindje 7.4 %.

Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në TM1 2015 ishte 38,765. Krahasuar me TM1 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës është më i madh për 2,036, ose shprehur në përqindje 5.5%. “Numri i fëmijëve të braktisur në TM1 2015 ishte 16. Krahasuar me TM1 2014 numri i fëmijëve të braktisur është më i madh për 7 fëmijë, ose shprehur në përqindje 77.8%”, ka njoftuar ASK-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)