Ulët nota e kredisë së Belgjikës
Bruksel, 27 nëntor - Instituti i ndërkombëtar i vlerësimit të notës së kredisë, Standard&Poor ka ulur notën e kredisë së Belgjikës.
Në Belgjikë e cila është pa qeveri prej 530 citësh për shkak të divergjencave të opinioneve ndërmjet Valonëve që flasin frëngjisht dhe Flamanëve që flasin gjuhën holandeze, 6 partitë që priten të formojnë qeverinë pas thyerjes së notës janë mbledhur urgjentisht për të bërë marrëveshje për buxhetin e vitit 2012 me qëllim që të marrin nën kontroll deficitin e lartë të buxhetit dhe borxhet e larta të Belgjikës.
Kryeministri i qeverisë së përkohshme Yves Leterme në deklaratën e bërë pas uljes së notës, tha:
"Nëse duam të shpëtojmë nga më e keqja, kemi nevojë për një bazë të sigurt. Ne shohim të nevojshme shenjat e forta të 6 partive politike për punimet për zgjidhjen e buxhetit 2012.
Duhet që 6 partitë të arrijnë në një marrëveshje përpara se të hapet bursa ditën e hënë".