18 Nëntor 2024

Ulet norma e interesit e Bonove të Thesarit

Prishtinë, 4 korrik - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se deri në mars 2014, kalendari i publikuar për letra me vlerë ka pasur gjithsej 6 ankande, prej të cilave 1 me afat maturimi 91 ditë, 3 ankande për periudhë maturimi 182 ditë dhe 1 ankand për afat maturimi 364 ditë.

Gjithashtu në mars 2014, për herë të parë u emetua një fletëobligacion qeveritar dy vjeçar.

"Krahasuar me vitin paraprak, vërehet një zhvendosje e ofertimit prej akterëve primar nga letrat me vlerë afatshkurtëra në drejtim të atyre më afatgjata", thueht ne raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, norma së interesit në letrat me vlerë 182 ditëshe u zvogëlua 1 përqind TM1 2014, krahasuar me 1.25 përqind në vitin paraprak. 


"Kjo rënie është kryesisht rezulatat i tejkalimit të vazhdueshëm të kërkesës së thesarit, në letrat me vlerë afatgjata nga oferta e akterëve primar. Përkundër ofertimi më të ulët në letrat me vlerë afatshkurtëra edhe kjo kategori u karakterizua me rënie të normës së interesit (0.5 përqind TM1 2014 krahasuar me 0.8 përqind në vitin paraprak)", thuhet ne raport.

Po ashtu bëhet e ditur se norma e interesit për letrat me vlerë me afat maturimi 364 ditë ishte 1.37 përqind, ndërsa norma e interesit për fletëobligacionin qeveritar dy vjeçar ishte 2.4 përqind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)