08 Nëntor 2024

Ulet me 0.8 për qind niveli i papunësisë në Shqipëri

Tiranë, 13 dhjetor - Ulet  me 0.8 për qind niveli i papunësisë në Shqipëri në tremujorin e tretë të 2016. INSTAT ka publikuar të dhënat ku vihet re se ndikimin kryesor në e ka dhënë sektori i industrisë.

Sipas të dhënave vihet re se ritmi  i rritjes së punësimit është përkatësisht: 5,1  për qind në sektorin e industrisë, 2,5  për qind në sektorin e shërbimeve dhe 2,3  për qind në sektorin e bujqësisë.

Pavarësisht këtyre shifrave pozitive problem vijon të mbetet papunësia tek të rinjtë. Për tremujorin e tretë të 2016  vihet re se për moshën 15-29 vjeç papunësia është 27.4 për qind.Ndërkohë në bazë të qarqeve Vlora ka nivelin më të lartë të papunësisë me 22,9  për qind ndërsa Dibra më të ulëtin me rreth 7,9  për qind.

Sipas INSTAT në bazë të gjinisë për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 4,5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt me 0,9 pikë përqindje.

Shkalla e punësimit për meshkujt është 64,3  për qind, ndërsa për femrat 50,8  për qind.Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, punësimi u rrit me 8,5  për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti punësimi u rrit me 2,9  për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)