Ulet fuqia blerëse në Itali
Romë, 30 dhjetor - Janë ulur ndjeshëm blerjet nga ana e konsumatorëve italianë, gjë e cila pranohet dhe nga instituti statistikor i Italisë, thuhet në një njoftim të kanalit Press Tv.
Kjo është një shenjë jo e mirë për konsumatorët italianë, sepse të ardhurat nga puna apo nga pagat dhe në mënyrë të veçantë asaj pjese që janë me asistencë sociale, pjesa më e ndjeshme e shoqërisë nuk i përballojnë ato.
Pranë zyrave të institutit në fjalë vijnë konsumatorë që ankohen se nuk u mjaftojnë paratë e pagave, që tu përgjigjen detyrimeve të shërbimeve, spitalore, arsimore, komunale, të energjisë, telefonisë, të ujësjellësit, të taksave të tjera si dhe çmimit të lartë të produkteve ushqimore në Itali.
Kjo ka ardhur si rezultat i masave të ashpra të kursimit të ndërmarra nga qeveria e Romës.