Ulet eksporti dhe rritet importi
Sofje, 9 shkurt - Gjatë periudhës janar-nëntor të 2012-ës eksporti i Bullgarisë për vendet e BE-së ulet me 3.1 për qind kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të mëparshëm dhe është pothuajse 11 miliard euro, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikës.
Partnerë kryesorë tregtarë janë Gjermania, Italia, Rumania, Greqia, Franca, Belgjika dhe Spanja, të cilat formojnë 75.5 për qind prej eksportit për vendet anëtare të BE-së.
Importi i Bullgarisë nga vendet e BE-së për periudhën janar-nëntor të 2012-ës rritet me 8.9 për qind kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të mëparshëm.
Më shumë mallra u importuan nga Gjermania, Italia, Rumania, Greqia dhe Spanja. Saldoja e jashtme tregtare e Bullgarisë me BE-në për periudhën e llogaritur është negative dhe është me vlerë afro 3 mln euro.