15 Janar 2025

Ulet ekonomia e zezë

Sofie, 7 nëntor - 6 për qind ulje e ekonomisë së zezë është regjistruar te ne gjatë dy viteve të fundit. Këtë e tregon një studim i Asociacionit të kapitalit industrial në Bullgari.

Aktualisht ekonomia e zezë është nga 25 deri në 30 për qind dhe është përqendruar kryesisht në fushën e elektroteknikës, kozmetikës dhe parfumerisë, për dallim nga përpara disa vitesh, kur ishin prekur më shumë ndërtimi, shëndetësia dhe turizmi. Të dhënat e studimit tregojnë se është ulur më shumë shkelja më e përhapur – emërimi në punë pa kontratë pune.

 Qëllimi i Bullgarisë është që të arrijë nivelet e ekonomisë në hije të vendeve të Evropës së Mesme dhe vendeve skandinave – rreth 10-15 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)