26 Janar 2025

Ulet deficiti tregtar turk

Ankara, 1 dhjetor - Instituti Turk i Statistikave dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë publikuan raportin e përbashkët lidhur me të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin tetor 2012.

Sipas kësaj, në tetor 2012, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2011, eksporti është rritur me 11,6 për qind dhe ka arritur në nivelin e 13 miliardë e 292 milionë dollarëve, kurse importi ka rënë me 5,6 për qind dhe është realizuar në nivelin 18 miliardë e 803 milionë dollarë.

Gjatë periudhës në fjalë deficiti në tregtinë me jashtë nga 8 miliardë e 12 milionë dollarë është reduktuar në 5 miliardë e 511 milionë dollarë. Kështu përqindja e mbulimit të importit me eksport, që në tetor të vitit të kaluar ishte 59,8 për qind, në të njëjtën periudhë të këtij viti rezulton mbi 70 për qind.

Pjesa e Bashkimit Evropian në eksport ka rënë në 40 për qind.

Ndërsa zërat me eksportin më të lartë në nivelin e artikujve për muajin tetor 2012 rezultojnë gurët dhe metalet e çmuara.

Shifrat e eksportit turk i vlerësoi nëpërmjet një komunikate me shkrim edhe ministri i Ekonomisë, Zafer Çaëllajan.

"Me 13 miliardë e 292 milionë dollarë kemi arritur shifrën më të lartë të regjistruar deri më tani në eksportin mujor, do të thyejmë edhe rekordin e eksportit vjetor. Qëllimi ynë në terma kohore afatmesme dhe afatgjata është ta ulim deficitin në llogaritë rrjedhëse njëherë e përgjithmonë", theksohej në deklaratën e shefit të ekonomisë turke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)