Ulet aktiviteti ekonomik në Eurozonë
Bruksel, 25 tetor - Aktiviteti ekonomik në eurozonë gjatë muajit tetor, është ulur, duke rritur shqetësimet në lidhje me procesin e ngadaltë të rritjes ekonomike në Eurozonë.
Në muajin shtator, aktiviteti tregtar dhe ekonomik në eurozonë arriti nivelin më të lartë në 27 muajt e fundit, por ky proces nuk vazhdoi në muajin tetor.
Indekset e konsumit të nxjerra nga instituti Market ekonomiks, tregojnë se këto indekse në muajin shtator ishin 52.2, ndërsa në muajin tetor 51.5. eurozona gjatë viteve të fundit po përballet me një krizë të fortë ekonomike.
Kris Viliamson, ekonomist i lartë i këtij institucioni, deklaroi se rënia e indekseve të konsumit, padyshim shkakton pesimizëm, por nuk duhet të mbështetmi në statistikat e një muaji të veçantë.