Ulen udhëtimet e bullgarëve jashtë shtetit
Sofie, 27 mars - Numri i qytetarëve bullgarë të cilët kanë udhëtuar jashtë shtetit gjatë shkurtit të vitit 2012 është 10.5 për qind më pak në krahasim me janarin, njoftojnë nga Instituti kombëtar i statistikës.
Vëzhgohet pakësim i numrit të udhëtimeve ndaj Britanisë së Madhe dhe Spanjës me mbi 30 për qind. Ndërkohë janë rritur udhëtimet e qytetarëve bullgarë ndaj Greqisë me 7.9 për qind.
Numri i vizitave të të huajve në Bullgari është ulur me 17.1 për qind.