Ulen parashikimet për rritjen e ekonomive aziatike në zhvillim
Pekin, 23 shtator - Banka Aziatike e Zhvillimit (BAZH) uli të martën parashikimin e saj në 5.8% nga 6.3 % që ishte më parë për rritjen e ekonomive në zhvillim në Azi për vitin 2015.
Parashikimet u ulën edhe për vitin e ardhshëm në 6% nga 6.3%.
Në raportin e saj, Banka analizon se rritja ekonomike në Kinë e Indi është ngadalësuar, prandaj ka ardhur dhe ulja e parashikimit për ekonomitë aziatike në zhvillim.
Në këtë raport, vihet në dukje se edhe pse Eurozona ka shfaqur shenja pozitive dhe ekonomia amerikane ka ruajtur rritjen, konsumi dhe investimet mbeten ende të dobëta.
Rritjet e ekonomive të zhvilluara në vitin 2015 mund të ulet në 1.9%, nga 2.2% që ishte parashikimi.
Kryeekonomisti i BAZH-së, Wei Shangjin, nënvizoi se megjithëse rritjet janë ngadalësuar, ekonomitë aziatike në zhvillim kanë ende mundësi të bëhen rajoni me kontributin më të madh në rritjen globale.