Ulen parashikimet e rritjes ekonomike të Britanisë
Londër, 25 nëntor - Ministri i Financave të Britanisë së Madhe, Philip Hammond njoftoi një rënie të parashikimit të rritjes së ekonomisë vendëse në dy vitet e ardhshme.
Hammond u shpreh se rritja e Bruto Produkti Vendor në Britani vitin e ardhshëm do të jetë 1.4 për qind, më poshtë parashikimit të 7 muajve më parë prej 2.2 për qind.
Rishikimi i parashikimit të PBB-së është gjithashtu pjesë e reagimit ndaj vendimit të referendumit për largimin nga BE-ja.