16 Nëntor 2024

Ulen çmimet për 0,1 për qind

Prishtinë, 15 qershor -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2015. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie për 0,1% në muajin maj 2015, krahasuar me muajin prill 2015.

Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupi i perimeve për (-11,1%) që ndikoi për -0,5 për qind në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1,1%), pemë (5,8%), dhe përdorim të pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (2,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK.

Po ashtu, duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (maj 2014), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie për 0.4% në muajin maj 2015.

Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-4,8%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-9,7%); arsim i lartë (-28.1%); si dhe shërbime dhe strehim të studentëve (-15,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1,8 për qind në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (2,7%); mish (1,6%); pemë (8,5%); perime (4,1%); pije alkoolike (5,5%); duhan (4,2%); si dhe rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (8,0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,4 për qind në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin maj 2015 me muajin maj 2014 ishte  -0,4%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)