17 Nëntor 2024

Ulen çmimet e Konsumit në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“(IÇK) për muajin nëntor 2014. Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë pësoi rënie për (-0.3% ) në muajin nëntor 2014, krahasuar me muajin tetor 2014.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2014 krahasuar me muajin nëntor 2013 ishte 0.1%.

Rënie e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: pemë (-9.1%) dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-1.9%). Këto rënie patën një ndikim të përbashkët prej (-0.4) për qind në IÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: qumsht, djath dhe vezë për (1.6%), me një ndikim prej 0.1 për qind në IÇK.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin nëntor 2014, krahasuar me muajin nëntor 2013. Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (3.1%); qumësht, djath dhe vezë (2.4%); pemë (2.3%); perime (2.5%); duhan (2.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (9.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: vajëra dhe yndyra (-4.9%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4.4%), përdorim i pajisjeve për transportin personal-(naftë dhe benzinë) për (-5.1%), arsimi i lartë (-28.1%), shërbimet dhe strehimi i studentëve për (-16.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1) për qind në IÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)