Ukraina zhytet përsëri në recesion
Kiev, 2 shkurt - Ukraina, e zhytur përsëri në recesion në fund të vitit 2012, filloi një vit të vështirë duke synuar arritjen e një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi financimin e vendit.
Statistikat zyrtare konfirmuan këtë javë parashikimet e analistëve, ish-Republika Sovjetike me 46 milionë banorë përjetoi një kontraktim të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) përgjatë dy tremujorëve, për herë të parë që nga viti 2009.
PBB regjistroi një rënie në 2,7 për qind në tremujorin e katërt pas një ulje në 1,2 për qind në tremujorin e tretë.
Gjatë të gjithë vitit, rritja ekonomike arriti një nivel në 0,2 për qind, kundrejt 5,2 për qind në vitin 2011, ndërsa buxheti i vitit 2012 arriti në 3,9 për qind.