18 Nëntor 2024

Ukraina merr ndihma nga BE për borxhin prej 1.3 miliard euro të gazit

Kiev, 14 maj - Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës dhe autoritetet e Bashkimit Europian ditën e martë arrtën një akord për dhënien e një kredie prej 1.3 miliard eurosh në mënyrë që Kievi të paguajë borxhin e gazit ndaj kompanisë ruse Gazprom.

Sipas një njoftimi të Al Xhazira, Arseni Jaceniuk, njoftoi për akordin e arritur me krerët e BE për marrjen e kredisë prej 1.3 miliard eurosh shumë që do të përdoret për pagimin e borxheve të gazit.

Përballja me korrupsionin dhe zbatimi i reformave shtetërore është një tjetër pjesë e akordit të arritur mes palëve.

Më herët FMN kishe rënë dakord t’i paguante Ukrainës shumë prej 17 miliard dollarësh në formë kredie.

Nga ana tjetër Rusia kishte kërcënuar se në rast të mospagimit të borxhit, eksporti i gazit do të ndërpritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)