17 Nëntor 2024

Ukraina merr këstin nga FMN-ja

Kiev, 13 mars - Ukraina ka marrë këstin e parë të ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.

Ministria e Financave ka thënë se 2.2 miliardë dollarë do të shkojnë në llogarinë e qeverisë, ndërsa pjesën tjetër do ta marrë banka qendrore për të stabilizuar monedhën kombëtare hryvnya.

Kësti në fjalë është pjesë e paketës së ndihmës në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh, që FMN-ja do t’i ndajë Ukrainës brenda katër vjetësh. Ekonomia e Ukrainës është goditur rëndë nga lufta në lindje të vendit, e cila ka mbyllur industritë dhe ka ndërprerë tregtinë me Rusinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)