Ukraina kërkon ti falet borxhi prej 15 miliard dollarë
Kiev, 6 prill - Ukraina ka kërkuar që asaj ti falet borxhi prej 15 miliard dollarësh.
Ministri ukrainas i financave ka thënë se reformat në strukturën e borxhit të huaj të Ukrainës do të realizohet deri në muajin Maj me qëllim që Ukraina të mos mbetet mbrapa nga programi i FMN.
Aktualisht disa prej bankave të Ukrainës të cilat kanë marrë kredi nga Evropa ndodhen në kushte jo të mira dhe ato nuk mund të paguajnë këstet e borxheve të tyre.
Aktualisht totali i borxhit të jashtëm të Ukrainës është 80 miliard dollarë që përbën 60% të PBB së këtij vendi.