Ukraina kërkon ndihmë nga FMN-ja për krizën ekonomike
Kiev, 28 shkurt - Ukraina i ka dorëzuar një kërkesë për ndihmë financiare Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke shpresuar se huadhënësit ndërkombëtarë do të dërgojnë një mision për të bërë vlerësimin e situatës ekonomike në vend, tha të enjten ministri i ri i Financave, Alexandr Shlapack.
Në përgjigje të kërkesës së Kievit, FMN-ja ka rënë dakord të dërgojë javën e ardhshme një ekip në Ukrainë, ku trazirat politike kanë goditur rëndë dhe ekonominë.
Ukraina, me një deficit të vlerësuar buxhetor prej 4.3 për qind të GDP-së për vitin 2014 dhe nivelin më të ulët të rezervave valutore në 8 vjet, ka nevojë urgjente për një kredi prej 17.4 miliardë dollarësh.