Ukraina ka nevojë për financim shtesë
Washington, 11 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerësoi të premten se Ukraina do të ketë nevojë për një ndihmë financiare shtesë për t’u përballur me pasigurinë e madhe në vend, ku armëpushimi në lindje respektohet gjithnjë e më pak.
“Ne vlerësojmë se ka nevojë për më shumë financim dhe është ende herët për të dhënë shifra”, deklaroi Poul Thomsen, shefi i Departamentit Evropian të FMN-së, duke garantuar se një rivlerësimi borxhit të vendit për momentin nuk vihet në diskutim.
Autoritetet ukrainase njoftuan të mërkurën se synojnë t’i kërkojnë një zgjerim buxhetor FMN-së, që tashmë i ka dhënë vednit një seri kredish, që kapin vlerën 17,1 miliardë dollarë, në kuadrin e një plani ndërkombëtar prej 27 miliardë dollarësh në total.
Pa u prononcuar mbi këtë kërkesë, përfaqësuesi i FMN-së u kërkoi partënerëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të analizojnë mundësinë për t’i dhënë më shumë mbështetje Ukrainës, pre e një konflikti separatist, që po rënon ekonominë e saj.